
Venitet figura e Sarah Palin në mjediset politike të republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Praktikisht, ish-guvernatorja e Shteteve të Bashkuara figuron e “zhdukur”.
Ylli i Tea Party, lëvizjes brenda gjirit të republikanëve që me aq pompozitet kundërshtoi reformën fiskale të presidentit Obama, pritej të ishte kandidatja e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të 2012-s.
Por Sarah Palin dështoi! Iniciativat e fundit të saj dështuan. Ajo pezulloi turneun e saj në mbledhjen e fondeve për të financuar fushatën e mundshme elektorale duke sqaruar në rrjetet sociale se duhet të marrë pjesë në punën e një jurie dhe më pas të udhëtojë drejt Sudanit më 9 Korrik për të marrë pjesë në ceremoninë e pavarëisë së Sudanit të Jugut.
Top Channel