Republikanët braktisin takimin me Biden
24/06/2011 09:20
Negociatorët republikanë janë larguar të nxehur nga bisedimet me
zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, për mënyrat e reduktimit të
borxhit të vendit.
Departamenti amerikan i Thesarit ka paralajmëruar rreziqet për “default” që i kanosen SHBA në rast se Kongresi nuk autorizon më shumë hua në muajin gusht.
Zoti Biden ka deklaruar se tani i takon presidentit Obama dhe liderëve të republikanëve në Kongres që të vendosin për më tej.
Republikanët po u bëjnë ballë propozimeve të demokratëve për ngritje të taksave në cdo marrëveshje.
Ata thonë se një rritje e tillë, deri në 400 miliardë dollarë mbi korporatat dhe të pasurit, do t’i zërë frymën rimëkëmbjes ekonomike.
Top Channel