Mitrovicë, qëllohet patrulla e policisë
24/06/2011 14:55
Tre persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një patrullë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, tek lagjia “Tre Rrokaqiejtë”, zonë kjo e banuar me popullsi të përbërë.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka deklaruar se asnjë nga policët e përfshirë në këtë incident nuk ka mbetur i lënduar.
Ai ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të motivuar etnikisht, duke thënë se patrulla që ishte objektiv i tre atentatorëve përbëhej nga një polic shqiptar dhe një serb.
Sipas tij, rasti është konsideruar si tentativë vrasjeje dhe dëmtim i pronës shtetërore, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.
Top Channel