Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic ka deklaruar se Evropa duhet të
“hedhë” jashtë jetës politike presidentin e Republikës Serbe të Bosnjes,
Milorad Dodik, sepse ai sipas tij po bën “gjithçka për të shkatërruar”
Bosnje e Hercegovinën.

Në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”, Mesic e ka krahasuar Dodik me Sllobodan Milloshevic. Ai ka theksuar se çelësi për zgjidhjen e problemeve në Bosnje gjendet më tepër në Beograd sesa në Banjallukë.

“Dodik dikur e ka kundërshtuar Sllobodan Milloshevic. Megjithatë, ai sot bën politikë të njëjtë me të, por me mjete të tjera. Pa tanke dhe pa genocid, por me mjete politike”, ka deklaruar Mesic.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë pozicionin e përfaqësuesit të lartë, i cili duhet të ketë mundësinë që të largojë nga jeta politike ata që duan ta shkatërrojnë Bosnjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA