Ish-kandidati për president i SHBA, senatori John McCain ka deklaruar se
kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të zgjidhet edhe pse
Greqia aktualisht po përballet me sfida të mëdha.

“Greqia aktualisht po përballet me sfida të mëdha dhe mendoj se në këtë situatë, marrëdhëniet e mira me Maqedoninë do të ishin vetëm në interes të saj”, ka pohuar McCain.

Deklaratën e tij senatori e bëri me rastin e pranimit të Cmimit ndërkombëtar të Lirisë të ndarë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase me seli në Uashington.

Zoti McCain ka vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA dhe Maqedonisë dhe është shprehur në favor të forcimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA