Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…
Rebelët libianë në lindje të vendit janë në kontakt të afërt me një
rrjet të fshehtë që kundërshton regjimin e Muammar Gaddafi-t në Tripoli.
Sipas BBC, një anëtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Bengazi ka bërë të ditur se ata po përpiqen të mbajnë bisedime sekrete për të përgatitur rënien e regjimit.
Anëtari tha se bisedimet deri tani janë zhvilluar përmes programit Skype dhe telefonëve satelitore.
Rebelët duan të përshkallëzojnë impaktin e presionit të NATO-s dhe të ulin moralin e zyrtarëve në Tripoli.
Sipas burimit, ata duan të përfshijnë opozitën e fshehtë të kryeqytetit në strategjinë e tyre të përgjithshme për të nxjerrë jashtë loje Gaddafi-n.
Në këtë mënyrë, nëse dikush do të ketë guximin të zbresë sërish në rrugët e kryeqytetit, do të jetë pjesë e një plani më të madh.
Top Channel