Kinë, Partia Komuniste mbi 80 mln anëtarë
24/06/2011 12:40
Partia Komuniste Kineze ka njoftuar sot, pak ditë nga 90-vjetori i
themelimit të saj, se ka kaluar kuotën e 80 milionë anëtarëve.
Sipas Wang Qinfeng, nënkryetar i komitetit organizativ, anëtarët e partisë ishin 80.27 milionë në fund të vitit 2010.
Vitin e kaluar, ka saktësuar Qinfeng, PKK ka rekrutuar mbi 3 milionë anëtarë të rinj, nga të cilët 40 për qind studentë dhe 38.5 për qind gra.
Zyrtari i partisë ka shtuar se e vecanta e anëtarëve të rinj është se 80 për qind e tyre janë nën moshën 35 vjec.
Top Channel