Jahjaga: FSK, sa më parë në misionet e huaja
24/06/2011 15:05
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka inkurajuar anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të aktivizohen sa më shpejt në misionet ndërkombëtare.
Jahjaga ka deklaruar se FSK do të luajë një rol kyc në procesin e anëtarësimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
“Ju do të jeni një segment i rëndësishëm i zbatimit të politikave të Kosovës në misionet e përbashkëta me partnerët strategjikë”, ka pohuar Jahjaga.
Deklaratën e saj, kryetarja e shtetit kosovar e ka bërë gjatë një ceremonie të mbajtur për diplomimin e një grupi kadetësh të FSK-së.
Top Channel