Bankat greke kanë rritur në formë neto kërkesën për borxhe ndaj Bankës
Qendrore Evropiane në muajin maj, për një shifër prej 97.5 miliardë
euro, duke goditur tendencën në rënie që zgjaste prej katër muajsh.

Të dhënat janë publikuar nga Banka Qendrore greke, sipas të cilës në muajin prill bankat kishin marrë borxh 86.9 miliardë euro, si pjesë e linjës së emergjencës së vazhdueshme të zgjatur nga BQE ndaj bankave në Evropë që kanë probleme likuiditeti.

Në muajin dhjetor, borxhi kishte arritur kuotën 97.7 miliardë euro, ndërkohë që në majin e vitit të kaluar qeveria greke evitoi kundravajtjen me një paketë shpëtimi prej 11 miliardësh të dhënë nga BE dhe FMN.

Por bondet e Greqisë, që prej atëhere kanë pësuar një zhvlerësim të fuqishëm, duke rënë në kategorinë “junk”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA