Bakteri vrasës tani godet Bordon. Tetë persona janë shtruar në spital në qytetin jug-perëndimor të Francës me kolit hemoragjik dhe komplikacione.
Për njërin prej tyre, siç pohoi këtë mëngjes ministri francez i shëndetësisë Xavier Bertrand, është konfirmuar infektimi nga Esheria Koli.
Të tjerët, për momentin, klasifikohen si të “dyshuar”. Mes rasteve të Bordeaux-se dhe të prekurve nga E.Coli në Lille, ku javën e kaluar u dërguan në spital në gjendje të rëndë 8 fëmijë, nuk duket të këtë lidhje.
Një prej të miturve, një 2 vjeçar, është akoma në gjendje kome. Tre të tjerë vazhdojnë të mbeten të shtruar.
Të vegjlit kishin konsumuar hamburgerë që ruheshin të ngrirë në frigorifer. 6 nga të sëmurët në Bordo kanë kolit hemoragjik dhe dy të tjerë sindromën uremik-hemolitike me komplikacione renale.
Pacientet janë të moshave nga 19 deri në 67 vjeç. Simptomat e para janë shfaqur nga mesi i qershorit, por nuk dihet nëse kanë konsumuar ushqime të njëjta.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë vendosur në dializë, në repartin e reanimacionit.
Pas ngjarjes në Lille, autoritetet shëndetësore franceze patën deklaruar se fëmijët nuk ishin infektuar nga bakteri që preku 3 mijë vetë muajin e kaluar në Europë dhe shkaktoi vdekjen e 43 personave.
Top Channel