Liderët e Bashkimit Evropian kanë dhënë sot në Bruksel dritën jeshile
për mbylljen e negociatave të anëtarësimit me Kroacinë brenda këtij
muaji.
Lajmin e bën të ditur agjencia kroate “Hina”, sipas të cilës liderët evropianë kanë shprehur gjithashtu miratimin e tyre edhe për nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit në fund të vitit.
Pala evropiane përfaqësohej nga presidenti i BE, Herman Van Rompuy, ai i KE, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, ndërsa Kroacia nga kryeministrja Jadranka Kosor.
Pas 5 vjetësh dhe 8 muajsh Kroacia ka mbyllur kështu procesin e gjatë dhe të vështirë të negociatave të anëtarësimit në BE.
Procesi në fjalë është karakterizuar edhe nga probleme që nuk kanë të bëjnë në mënyrë direkte me anëtarësimin, si bllokada e Sllovenisë dhe bashkëpunimi i vendit me gjykatën e Hagës.
Top Channel