Nuk regjistrohet partia, Klinton e zhgënjyer nga Rusia

23/06/2011 08:30

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-të janë të
zhgënjyera nga refuzimi i Ministrisë ruse të Drejtësisë që të
regjistrojë Partinë e Lirisë së Popullit.

Në një deklaratë, Klinton tha se ky veprim, pengon PARNAS-in, që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Dumën ruse.

Ish-kryeministri, Mihajl Kasjanov, ish zëvendëskryeminstri, Boris Nemcov dhe disa politikanë tjerë dorëzuan muajin e kaluar dokumentet për të regjistruar partinë e re opozitare.

Ministria e Drejtësisë, tha se ka gjetur një sërë shkeljesh në aplikacione, përfshirë edhe praninë e anëtarëve in-ekzistentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA