Japoni, tërmet i fortë, nuk ka alarm tsunami

23/06/2011 09:30

Japonia është goditur nga një lëkundje e fortë e tokës me magnitudë 6.7, me epiqendër në brigjet verilindore të vendit.

Fillimisht u dha alarmi tsunami, por më pas u tërhoq. Të njëjtat brigje u goditën nga tërmeti i tmerrshëm i 11 marsit që shkaktoi 23 mijë të vdekur e të zhdukur.

Enti Meteorologjik Kombëtar japonez ka saktësuar se lëkundja është regjistruar në orën 23:51 më orën shqiptare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta