Gedafi: Jemi me shpatulla për muri

23/06/2011 04:05

Lideri i Libisë, Muamar Gedafi u rikthehet daljeve të tij në median shtetërore duke theksuar edhe njëherë se do të vazhdojë deri në vdekje luftën kundër “agresorëve” perëndimore.

“Jemi me shpatulla për muri, ju mund të bëni ndonjë hap pas. Ne nuk kemi frikë nga JU. Do të luftojmë deri në fund”, deklaroi Gedafi gjatë homazheve që u mbajtën me rastin e varrimit të familjes së bashkëpunëtorit të tij, Khaled el Hamedi, e vrarë nga një sulm i NATO-s në Sorman.

Gedafi akuzoi edhe njëherë vendet e NATO-s për agresion dhe krime kundër njerëzimit pas dy sulmeve të regjistruara ditët e fundit, që sipas tij, morën jetë civile, njëri në Sorman dhe tjetri në Tripoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA