Prishtinë, protestë e Vetëvendosjes
22/06/2011 09:20
Lëvizja Vetëvendosje organizon sot protestë në mesditë me moton “kundër vjedhjes”.
Vetëvendosje thotë se protesta organizohet për “manipulimin me tendera, shitjen e ndërmarrjeve publike dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, për vjedhjen e territorit të Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje beson se mijëra njerëz priten të mblidhen, të cilët do të nxjerrin jashtë xhepat e tyre si simbol i varfërisë së qytetarëve kosovarë, për shkak të vjedhjes së pushtetit.
Top Channel