Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në protestën me moton “Kundër hajnisë”,
deklaroi se shteti duhet të lirohet nga pushteti aktual dhe grabitësit.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me xhepat e nxjerrë jashtë që
simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve për shkak të vjedhjes së
pushtetarëve, kërkoi ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Sipas Telegraf, gjatë fjalës së tij, Kurti tha se nëpërmjet negociatave në Bruksel është duke u vjedhur territori i Kosovës.

“Sot Kosova është vendi më i varfër në botë. Gjysma e popullatës nuk kanë as bukë të hanë. Është vend me papunësinë më të madhe, është vendi me korrupsionin dhe hajnin më të madhe në botë”, tha Shpend Ahmeti, ish anëtar i Frymës së Re, të shkrirë në lëvizjen Vetëvendosje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta