E veja e Bin Laden rikthehet në atdhe

22/06/2011 21:30

E veja më e re e Osama bin Laden, jemenasja Amal Abdulfattah, pritet që në ditët e ardhshme të hyjë në Jemen nga Pakistani.

“Ministritë e Jashtme të Jemenit dhe Pakistanit na kanë informuar se në ditët e ardhshme pritet kthimi i Amal dhe pesë fëmijëve të saj”, ka deklaruar vëllai i të vesë, Zakaria Abdulfattah.

Ky i fundit kishte lancuar pranë organizatave për të drejtat e njeriut një nismë për të siguruar riatdhesimin e së motrës.

Amal Abdulfattah mbeti e ve më 2 maj, kur bashkëshorti i saj, i njohur si sheiku i terrorit, u vra nga komandot amerikanë në rezidencën e tij në Abotabad.

Top Channel