Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso ka përshëndetur sot
votëbesimin që ka marrë qeveria greke e kryeministrit George Papandreu
në parlament.

“Bëhet fjalë për një lajm të mirë për Greqinë dhe për Bashkimin Evropian. Votimi në parlament rrëzon elementin e pasigurisë në një situatë të vështirë”, tha Barroso, në një deklaratë lëshuar vetëm pak minuta pas votëbesimit.

Barroso pret që Papandreu dhe qeveria e tij të përqendrojnë vëmendjen për të marrë mbështetjen e parlamentit për miratimin e Planit Afatmesem me masat e ashpra financiare me vlere prej 28 miliard eurosh per mbare popullin grek qe eshte edhe kushti kryesor per marrjen e kestit te peste te ndihmes ekonomike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta