Afganistani, Obama bëhet gati për fjalimin

22/06/2011 21:10

Presidenti amerikan Barack Obama po përgatitet të mbajë një fjalim televiziv mbarëkombëtar për të publikuar planet për tërheqjen e 10 mijë trupave nga Afganistani brenda vitit.

Nga Shtëpia e Bardhë, Obama pritet të thotë pas disa orësh se 30 mijë trupa “rebele” do të largohen brenda vitit 2013.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë rreth 100 mijë trupa në të gjithë territorin e Afganistanit. Administrata e presidentit Obama mbetet e përcarë përsa i përket numrit të trupave dhe kohës se kur ato duhet të tërhiqen.

Komandantët ushtarakë mendohet se dëshirojnë ta kufizojnë numrin e trupave luftarake të larguara nga vendi, në përpjekje për të mos humbur terrenin e fituar ndaj talebanëve në luftimet e fundit.

Edhe pse nuk ka një konfirmim, mediat amerikane raportojnë se 5 mijë ushtarë do të kthehen në shtëpi në muajt e ardhshëm, ndërsa 5 mijë të tjerë para fundit të vitit.

Top Channel