Edhe një goditje e rëndë drejtuar sistemit të drejtësisë dhe korrupsionin në Republikën e Kosovës. Transparency International në raportin e fundit në kapitullin për Kosovën vënë në pah një numër të madh kritikash dhe adresën korrupsionin si një nga problemet kryesore.

Në raport thuhet se, në Kosovë ka mungesë mbështetje për gjyqtarët, profesionalizëm në sistemin gjyqësor dhe mungon vullneti për ta përmirësuar situatën e krijuar.

Sipas raportit, parlamenti kosovar gjithashtu përballet me vështirësi në përmbushjen e rolit mbikëqyrës që ka ndaj qeverisë, për shkak të mungesës së kapacitetit në personel.

Me tej, theksohet se, në Kosovë iu pamundësohet mediave dhe shoqërisë civile të monitorojnë qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin.

Shërbyesit civilë nuk janë të stërvitur sa duhet, ndërhyrja politike në proçesin e rekrutimit është jashtë kontrollit dhe pagat e ulëta pengojnë joshjen e personelit të kualifikuar. Mbi të gjitha ka mungesë të transparencës në prokurimin publik, gjë që ka ngritur dyshime për korrupsion mbi një numër kontratash të nënshkruara së fundmi thekson raporti.

“Shërbimi civil mbetet jo profesional, me interferenca të shumta politike. Mungesë llogaridhënie në prokurimin publik që rrit mundësinë për korrupsion në një numër të madh tenderësh. Media dhe shoqëria civile shoqërohet më vështirësi në monitorimin e qeverisë dhe Kuvendit”, thekson raporti.

Në raport rekomandohet angazhimi për garanci në zbatimin efektiv të ligjeve anti-korrupsion.

Transparency International, i bëhet thirrje qeverisë për të ndërtuar kapacitetin e domosdoshëm dhe për të përmirësuar qeverisjen në institucionet kyçe.

Gjetjet e këtij raporti flasin se pavarësisht kornizave ligjore të miratuara, ka mungesë përparimi në zbatimin e ligjeve anti-korrupsion dhe në sanksionimin e atyre që nuk i përmbushin detyrimet.

Top Channel