SHBA nis tërheqjen nga Afganistani
21/06/2011 01:45
Presidenti Obama do të njoftojë sot vendimin e tij për tërheqjen e një pjese të konsiderueshme të trupave amerikane nga Afganistani.
Sipas planit të Shtëpisë së Bardhë, tërheqja zyrtare do të nisë në datën 1 të muajit korrik dhe pritet të kapë rreth 30 mijë trupa brenda 2012-s.
Ky është edhe propozimi i gjeneralit David Petraeus. Pikërisht 30 mijë trupa vendosi të përforcojë Obama në vitin 2009 në luftën e Afganistanit, një vendim ky që ngjalli polemika në SHBA dhe që binte ndesh me premtimet e tij elektorale për tërheqje nga Afganistani dhe Iraku.
Top Channel