Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se Serbia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat për në BE në fund të vitit.

Në një intervistë për “REL”, Fajon është shprehur se ekzistojnë mundësi reale edhe për marrjen e një date për nisjen e bisedimeve.

Përsa i përket dilemës nëse Serbia duhet të njohë Kosovën para se të anëtarësohet në BE, Fajon ka vlerësuar se është herët të flitet për një cështje kaq “të ndjeshme”.

“Aktualisht kemi bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe është e rëndësishme që përmes dialogut të krijohen kushtet normale për jetesën e qytetarëve të të dy vendeve”, ka deklaruar Fajon.

Top Channel