
Një gazetar meksikan është qëlluar për vdekje, bashkë me bashkëshorten e
tij dhe të birin 21-vjecar, nga persona të armatosur që hynë në
shtëpinë e tij.
Miguel Angel Lopez Velasco, që shkruante për politikën dhe krimin e organizuar, u ekzekutua në banesën e tij në qytetin e varfër të Verakruzit.
Autoritetet lokale ende nuk i kanë përcaktuar shkaqet e ngjarjes, të cilën ato e kanë dënuar dhe e kanë cilësuar si “akt frikacakësh”.
Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e rendisin Meksikën në grupin e vendeve më të rrezikshme për gazetarët.
Reporteri 55-vjecar shkruante për të përditshmen “Notiver”, ku ai ishte gjithashtu kryeredaktor. Artikujt e tij fokusoheshin tek krimi, trafiku i drogës dhe korrupsioni politik.
Top Channel