Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka vënë sërish theksin tek mungesa e transparencës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Krasniqi ka deklaruar se Parlamentit ende nuk i është dhënë platforma e bisedimeve mes dy vendeve, edhe pse ajo është kërkuar para shumë kohësh.

“Vec mungesës së platformës mungon edhe informimi për detajet e tjera. Tashmë duket që kjo nuk është edhe aq e domosdoshme pasi bisedimet kanë kohë që kanë filluar”, ka pohuar Krasniqi.

Ndër të tjera, kryetari i Parlamentit ka përkrahur kërkesën e komisionit parlamentar të punëve të jashtme, që Kosova në vendet që nuk njihet të përfaqësohet nga Shqipëria dhe vendet mike.

Top Channel