
Reja e hirit nga vullkani kilien Puyehue-Cordon Caulle po shkakton sërish kaos për trafikun ajror në Australi.
Javën e kaluar, dhjetra mijëra fluturime u prekën nga hiri, duke detyruar kompanitë ajrore të lënë në tokë avionët e tyre.
Tani, reja gjigande është kthyer pasi ka bërë xhiron e botës. Për rrjedhojë, aeroporti Adelaide është mbyllur dhe fluturimet jashtë Kanberrës dhe Sidnejit janë anuluar për herë të parë.
Qantas deklaroi se ishte shumë e rrezikshme për të fluturuar pasi retë e hirit nga vullkani bënë një xhiro tjetër nëpër planet.
Me renë që po rri pezull në rrugën ajrore, aeroporti Adelaide në jug të Australisë është mbyllur ditën e sotme.
Edhe fluturimet e brendshme nuk po lejohen të zhvillohen, duke bërë që avionët të qëndrojnë të bllokuar në Kanberra dhe Sidnej, që ka dhe aeroportin më të madh të vendit.
Top Channel