Vrasjet e civilëve, NATO pranon gabimin

20/06/2011 16:25

NATO ka pranuar se një dështim i sistemeve luftarake mund të ketë cuar në vrasjen e civilëve në sulmin e mëngjesit të së dielës në kryeqytetin libian, Tripoli.

Aleanca ka deklaruar se objektiv i sulmit ishte një sistem raketash, por duket se nuk u godit asnjë sistem armatimi.

Më herët qeveria libiane deklaroi se NATO kishte bombarduar një zonë të banuar, duke vrarë 9 civilë, mes të cilëve dy fëmijë.

Ndërkohë, liderët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit deklarojnë se administrata e tyre ka përfunduar rezervat financiare, pasi donacionet nuk janë dhënë ende.

Ata deklaruan në një konferencë për shtyp në qytetin lindor të Bengazit se janë ende në pritje të fondeve që duhet të ishin depozituar javën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA