Sudan, Veriu dhe Jugu firmosin paktin

20/06/2011 17:50

Sudani i Jugut dhe ai i Veriut kanë firmosur një marrëveshje që parashikon cmilitarizimin e rajonit Abiei.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidenti afrikano-jugor Thabo Mbeki, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në negociatat e zhvilluara në Adis Abeba.

“Lëvizja për clirimin e Sudanit dhe qeveria e Khartumit kanë firmosur një marrëveshje për Abiei”, ka deklaruar Mbeki.

Sipas tij, pakti parashikon cmilitarizimin e rajonit dhe tërheqjen e ushtarëve të Khartumit, që do të zëvendësohen nga trupat etiopiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA