Mubarak, i sëmurë rëndë me kancer

20/06/2011 16:30

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak vuan nga një kancer që i është përhapur në të gjithë trupin.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Farid el Dib, i cili ka sqaruar se ish-lideri ishte operuar për kancer në vitin 2010 në Gjermani dhe e kishte marrë veten.

“Por tani kanceri është zhvilluar dhe i është përhapur në të gjithë trupin”, ka deklaruar El Dib për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

I shtruar në spitalin e Sharm el Sheikh që më 13 prill, Mubarak do të gjykohet më 3 gusht bashkë me djemtë e tij për dhunën e ushtruar ndaj manifestuesve, korrupsion dhe përvetësim pasurie.

Top Channel