SHBA: Bisedime me talebanët

19/06/2011 17:15

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates konfirmoi zërat mediatikë se mes Departamentit të Shtetit dhe talebanëve në Afganistan, po mbahen bisedime paraprake.

“Në bisedime janë përfshirë edhe disa shtete të tjera që kanë shfaqur interes. Po ashtu këto bisedime janë parë me interes edhe nga SHBA. Dua të them se në këtë pikë ku ndodhen bisedimet, janë vetëm paraprake dhe nuk ka asgjë konkrete.

Megjithatë, Gates, gjatë konferencës për shtyp, vuri theksin tek ajo që ajo e quajti si thelbësore, “të kuptohet se kush i përfaqëson në të vërtetë talebanët, e pastaj të nisin bisedimet korrekte”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta