Refugjatët, komisioneri i OKB në Lampeduza

19/06/2011 08:40

Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres do të vizitojë ishullin italian të Lampeduzës, ku mbi 40 mijë klandestinë kanë mbërritur atje si pasojë e trazirave të dhunshme në Libi dhe vendet e tjera të Afrikës së Veriut.

Ata kanë mbërritur në muajt e fundit në ishullin e vogël përmes mjeteve lundruese të pasigurta, ndërkohë që shumë të tjerë e kanë përdorur Italinë si tranzit për në vendet e tjera të BE.

Edhe aktorja Angelina Jolie do të vizitojë Lampeduzën, popullsia e të cilës arrin në 5 mijë banorë, si ambasadore e vullnetit të mirë të OKB.

Zoti Guterres po e ndërmerr këtë vizitë për të parë personalisht kushtet me të cilat po përballen emigrantët në ishull.

Disa mijëra prej tyre janë dërguar në kampet e refugjatëve në pjesën tjetër të Italisë, duke shkaktuar një debat të ashpër politik me vendet e tjera të BE, të cilat druhen se emigrantët mund të kalojnë kufijtë italianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA