Marok, priten protesta në disa qytete

19/06/2011 08:05

Një seri protestash pritet të fillojnë më vonë në qytetet e Marokut, pasi reformistët deklaruan se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga mbreti Mohammed VI nuk sjellin rezultatet e duhura.

Shumë kritikë kërkojnë ndryshime kushtetuese të ndërmarra nga një komitet i posacëm demokratik dhe jo nga mbreti.

Ata thonë gjithashtu se referendumi i propozuar për kushtetutën po bëhet shumë shpejt dhe nuk lë kohë për një debat të vërtetë.

Mbreti deklaroi të premten se reformat do të kufizonin pushtetin e tij dhe do ta fusnin Marokun drejt një monarkie kushtetuese.

Masat e propozuara përfshijnë gjithashtu rritjen e pushtetit të Parlamentit dhe ekzekutivit dhe njohjen e gjuhës së minoriteteve berber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA