
Të paktën pesë persona kanë vdekur në një sulm ajror të NATO-s, që ka goditur një shtëpi në kryeqytetin libian, Tripoli.
Lajmin e bëjnë të ditur burime qeveritare, sipas të cilave një shtëpi 3-katëshe u dëmtua rëndë nga sulmi, në lagjen Souk al Juma.
Korrespondentëve të mediave të huaja u janë treguar më vonë pesë trupa të pajetë në spitalin e Tripolit.
NATO nuk e ka komentuar ngjarjen, por ka pranuar se gabimisht ka goditur zona të banuara nga civilë në sulmet e mëparshme.
Nëse do të provohet që ka qenë një sulm i NATO-s, atëherë cështja do të ngrejë më shumë dyshime mbi misionin e Aleancës në Libi.
Korrespondenti i BBC në Tripoli, Jeremy Bowen është marrë nga autoritetet në spital, ku i janë treguar trupat e vdekur të një gruaje, një burri dhe një fëmije.
Top Channel