Libi, NATO: Ndjesë për viktimat

19/06/2011 17:30

NATO ka kërkuar ndjesë për sulmin e gabuar ndaj një patrulle të rebelëve, dy ditë më parë në Libi.

Aleanca nuk dha shifra për numrin e të vrarëve, por tha se i vjen keq për cdo jetë të humbur, ndërkohë që ka cilësuar si absurde deklaratat e qeverisë se NATO po godet civilët.

Episodi ndodhi në një zonë konflikti mes besnikëve të Gedafit dhe forcave rebele. NATO tha se autokolona e rebelëve është ngatërruar me ato të Gedafit.

Ndonëse ky nuk është gabimi i parë i forcave aleate, zjarri “mik” në Libi kanë qenë të limituara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta