
Dy të burgosur kanë dhënë dy dëshmi të reja që shfajësojnë studenten amerikane Amanda Knoks nga akuza për vrasjen e shoqes së saj të dhomës në Itali.
Por të dyja dëshmitë kanë qenë tërësisht të kundërta për autorin e vrasjes, duke e bërë sagën e Amanda Knoks, jo vetëm më të gjatë, por edhe më të komplikuar.
Megjithatë, sipas dy dëshmive Knoks nuk është autorja e vrasjes së shoqes së saj të dhomës, Meredit Ketcer. Ngjarja që shokoi Italinë në 2007-n vazhdon të shkaktojë bujë edhe pse Knoks u dënua me 26 vjet burg.
Dëshmia e parë është e një të burgosuri, të dënuar me burgim të përjetshëm, sipas të cilit i ndaluari italian për vrasjen e Ketcer, i ka treguar se as Amanda dhe as i dashuri i saj italian nuk kanë lidhje me vrasjen e Meredit.
Dëshmia tjetër vjen nga i dënuari tjetër, Luciano Avielo i cili tha se natën e vrasjes, sipas tij, i vëllai kishte ardhur në shtëpi me gërvishtje dhe shenja të mavijosura. Në kohën kur po i mjekonte plagët, ai i ka rrëfyer se bashkë me një shqiptar kishin në banesën e Ketcerit për të vjedhur një pikturë, por aty kanë gjetur vajzën dhe gjatë përleshjes e kanë vrarë.
Procesi i apelit nis më datë 27 qershor.
Top Channel