Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge
Baballarët që braktisin fëmijët duhet të “damkosen” nga shoqëria në të njëjtën mënyrë si ndëshkohen shoferët e dehur.
Deklarata është bërë nga kryeministri britanik David Cameron, i cili është gjithashtu baba.
“Prindërit që largohen duhet të ndjejnë forcën e plotë të turpit për veprimet e tyre”, është shprehur Cameron.
Në një shkrim në “Sunday Telegraph” në kuadër të Ditës së Babait, ai thotë se është e papranueshme që nënat të rrisin të vetme fëmijët e tyre.
Kryeministri ka thënë gjithashtu se është i vendosur të mbajë premtimin e tij elektoral për heqjen e taksave për ciftet e martuara.
Por kjo politikë është hedhur poshtë nga koalicioni qeverisës, për shkak të kundërshtimeve të Liberal Demokratëve.
Top Channel