Trazira të reja në Siri

18/06/2011 00:45

Trazira të tjera përfshinë Sirinë, ndërsa presidenti i vendit Bashar Al Asad duket i vendosur t’i shtypë me dhunë ato.

Nga përleshjet e fundit në qytetin e Homsit mbetën të vdekur 18 persona.

Mediat shtetërore u përpoqën t’i minimizojnë përmasat e protestave dhe pretendojnë se dhuna shkaktohet nga demostruesit të cilët kanë qëlluar ndaj forcave të sigurisë duke vrarë të paktën 1 agjent.

Ndërkohë protestat e fundit kanë rritur edhe presionin ndërkombëtar ndaj Sirisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozi bënë thirrje për sanksione të reja ndaj regjimit të presidentit Basha Al Assad nëpërmjet Këshillit të Sigurimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA