
Shtetet e Bashkuar kanë nisur bisedimet me talebanët. Konfirmimi vjen
nga presidentit i Afganistanit, Hamid Karzai gjatë një konferencë për
shtyp – i cili tha se ushtria e huaj dhe vecanerisht SHBA është
përfshirë në dialog për paqe me talebanët.(UPDATE)
Ai nuk dha detaje nese ne keto diskutime marrin pjese zyrtare te larte amerikane apo talebane. Diplomatet kane folur me pare per bisedime paraprake, te zhvilluara mes paleve ndersa konflikti vazhdonte. Analistet thone se pavaresisht deklarates se presidentit afgan, te gjitha palet, NATO, Qeveria afgane dhe vete talebanet parashikojne nje vere te veshtire luftimesh.
Me heret gjate ketij muaji, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se mund te kete bisedime politike me talebanet ne fund te ketij viti. SHBA do te nise terheqjen e 97 mije ushtareve nga Afganistani ne muajin Korrik.
Te premten, OKB ndau listen e zeze te sanksioneve per talebanet dhe Al Kaeden. Ambasadorja amerikane ne Keshillin e Sigurimit, Susan Rajs tha se ky do te sherbeje si nje mesazh i qarte per talebanet,se ekziston e ardhmja per te gjithe ata qe ndahen nga Al Kaeda, te cilet kundershtojne dhunen dhe i binden Kushtetutes afgane. Talebanet drejtuan Afganistanin perpara se rregjimi i tyre te rrezohej nga SHBA ne vitin 2001.
Top Channel