Marok, Mbreti njofton reformat

18/06/2011 03:45

I trembur nga revolucionet që kanë përfshirë shumë vende arabe, quajtur ndryshe “pranvera arabe”, mbreti maroken, Muhamed, njoftoi reformat për demokratizimin e jetës politike në vend.

Në një fjalim drejtuar kombit, mbreti tha se nëpërmjet reformave synohet t’i jepet më shumë pushtet parlamentit të zgjedhur nga populli, garantim të të drejtave të njeriut, si dhe zyrtarizimin përkrah arabishtes të gjuhës berbere, e folur masivisht në Marok.

Megjithatë, mbreti Mohamed njoftoi mbajtjen e disa kompetenca kyce, të cilat “premtoi” t’i lëshojë gradualisht në të ardhmen.

Shumë marokenë shprehen skeptikë për kryerjen e reformave, pasi sic thotë BBC, në historinë 400 vjecare të monarkisë në Marok, këto nuk janë reformat e para të hedhura në letër nga Kurora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA