Japoni, tërmet në brigjet e Fukushimës

18/06/2011 18:15

Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë të shkallës Richter është regjistruar në Japoni në orën 20:31 (13:21 me orën tonë), me epiqendër në brigjet e prefekturës së Fukushimës në një thellësi 30 kilometër.

Nuk është lëshuar asnjë alarm për tsunami dhe nuk janë shënuar për momentin dëme.

Lëkundjet kanë prekur edhe njëherë zonat më të goditura nga tërmeti që më 11 mars ka gjeneruar cunamin që shkatërroi një pjesë të Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA