Ekonomia, parashikim i zymtë i FMN-së

18/06/2011 00:00

Ekonomia globale duket se ka ende një të ardhme të zymtë përpara.

Projekti i FMN-së flet për rreziqe që vijnë nga kriza greke, deficiti amerikan, por edhe rritja e shfrenuar aziatike që duhet vënë nën kontroll, faktorë që mund të sjellin çrregullime të mëdha nëpër tregje.

Fondi paralajmëron se kriza e Greqisë mund të destabilizojë të gjithë sistemin financiar global. Shumë analistë besojnë se Athina nuk do të jetë në gjendje të shlyejnë huanë dhe vetë FMN ka profetizuar një gjë të tillë, ndërsa paralajmëron se nga i njëjti fenomen mund të preken edhe Portugalia dhe Spanja.

“Shmangia e një krize të re kërkon një ndërhyrje urgjente. Politikë-bërësit duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për zgjidhjen e ngërceve afatgjata financiare dhe duhet ta bëjnë këtë njëherë e mirë”, thotë Jose Vinals, Drejtori i Departamentit Monetar të FMN-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA