
Ligjvënësi demokrat amerikan, Anthony Weiner ka dhënë dorëheqjen nga
posti i tij në Kongres, pas zbulimit të skandalit seksual në internet.
“Situata që kam krijuar e ka bërë të pamundur vazhdimin e detyrës”, ka deklaruar Weiner pas vendimit për të lënë bosh ulësen e tij.
Ai ka kërkuar falje për “gabimet personale” që ka bërë, si dhe ka bërë të ditur se është ndodhur nën presion, për gënjeshtrat që duhet të bënte për të justifikuar bisedimet në ‘chat’, me gra të cilave u kishte dërguar foto “të nxehta” të tij.
Largimi i Weiner nga detyra vjen një ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se, po të kishte qenë në vendin e kongresmenit, do të kishte dhënë dorëheqjen.
Weiner shihej si një figurë në ngritje në radhët e Partisë Demokratike dhe kishte perspektivë për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut.
Top Channel