
Policia italiane e qytetit të Palermos po zbaton 9 urdhër-arreste ndaj personave të akuzuar për përfshirje në organizata mafioze.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave të arrestuarit janë anëtarë të familjes mafioze të zonës së Kakamos, e cilësuar nga hetuesit si “Zvicra” e Cosa Nostra-s.
Gjatë hetimeve dyvjecare agjentët kanë identifikuar një seri sulmesh ndaj bizneseve të kryera gjatë periudhës 2004-2007, në zonën Termini Imereze.
Këtu, familja mafioze po përpiqej të rivendoste ekuilibra të rinj, të cënuar pas pendimit të bosit Antonino Giuffre, ish-krahu i djathtë i Bernardo Provenzano.
Ndërkohë, në një operacion tjetër, policia ka sekuestruar objekte me vlerë 13 milionë euro, pronë e një biznesmeni të Palermos, i lidhur me mafian.
Top Channel