Paqësor, Kina forcon praninë ushtarake

17/06/2011 12:00

Kina ka njoftuar sot përforcimin e strukturës së saj ushtarake në ruajtjen e brigjeve të saj.

Tensioni në Paqësor është ngritur pasi Vietnami nisi një seri manovrash detare të përmasave të paprecedente.

Përplasja mes dy vendeve, por edhe shteteve të tjera të Azisë, ka si motiv pretendimin e sovranitetit mbi ujërat dhe disa grupe ishujsh.

Megjithatë, deri para pak ditësh, të dyja palët kishin paralajmëruar se nuk do të përdornin opsionin e forcës për të zgjidhur konfliktin.

Top Channel