Pakistan, vidhen më shumë se 5 mijë pasaporta

17/06/2011 17:40

Një bllok prej 5634 pasaportash janë vjedhur nga persona të paidentifikuar në selinë e Shoqatës së Agjentëve të Udhëtimit në Karaki.

Ngjarja ka vënë në alarm shërbimet e sigurisë kombëtare për rrezikun që të tilla dokumente mund të përvetësohen nga grupet terroriste.

Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, ka kërkuar një hetim të menjëhershëm, për të vendosur se si një numër kaq i madh pasaportash mbaheshin në një zyrë pa mbrojtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA