Libi, 10 të vdekur nga bombardimet në Misurata

17/06/2011 17:55

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në një bombardim në qytetin libian të Misurata, në perëndim të vendit, nga ana e forcave të Muammar Gheddafi.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i rebelëve libianë.

“Forcat e Gheddafi kanë bombarduar sot Misurata nga lindja në perëndim. Të paktën 10 civilë kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 40 të plagosur”, është shprehur Ahmed Hassan.

Top Channel