Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuci ka deklaruar se ligji për
vlerat e luftës do të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fillim të
javës së ardhshme.

“Shpresoj se pas procedimit, ligji do të miratohet në mënyrë që të fillojë jetësimi i tij sa më parë”, ka deklaruar Kuci, njëkohësisht zëvendëskryeministër.

Por, grevistët, edhe pasi kanë marrë vesh lajmin, kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin grevën derisa ligji të miratohet në Kuvend.

Madje, ish-luftëtarët e UCK-së kanë kërkuar sa më shpejt një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA