SHBA, Giffords lë spitalin

16/06/2011 08:20

Kongresmenia amerikane që u qëllua në kokë në Janar ka lënë spitalin për të filluar trajtimin si paciente e jashtme, pas përmirësimit të gjendjes së saj.

Gabrielle Giffords, nga Arizona, do të transferohet në shtëpinë e bashkëshortit të saj në Teksas, Mark Kelly, me profesion astronaut.

Gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur nga të shtënat ndaj një takimi elektoral që zonja Giffords po zhvillonte në Tuskon të Arizonës.

Personi që hapi zjarr ndaj kongresmenes dhe elektoratit të saj është vlerësuar si mendërisht i paqëndrueshëm dhe jo në gjendje për të ndjekur procesin.

“Kongresmenia Giffords ka treguar një përmirësim të qartë dhe të vazhdueshëm që nga momenti që mbërriti në spital, 5 muaj më parë”, ka deklaruar doktori Gerard Francisco.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta