Princi Harry drejt Afganistanit

16/06/2011 13:30

Princi Harry do të kthehet në Afganistan dhe këtë herë do të jetë në
vijën e parë. Kështu shkruan e përditshmja “The Guardian” në numrin e
sotëm të saj, edhe pse Ministria britanike e Mbrojtjes nuk e konfirmon
lajmin.

Harry ka përfunduar kursin e stërvitjes për drejtimin e helikopterëve luftarakë të tipit “Apache” dhe tani po bën praktikën në bazën e Sufolkut, për të qenë gati për luftë.

“Harry ka një talent natyral për fluturimin. Ai është një pilot avioni të ushtrisë dhe me të mbaruar periudhën e formimit do t’i takojë ushtrisë të vendosë nëse do ta dërgojë në front”, ka deklaruar një burim për gazetën.

E përditshmja prestigjoze shkruan më tej se, në përfundim të trainimit princi do të caktohet në një skuadrilje ajrore, që do të thotë se mund të dërgohet të luftojë kundër talebanëve sa më parë, ndoshta në pranverën e vitit të ardhshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta