
Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur në selinë e përgjithshme të policisë në Nigeri, në kryeqytetin Abuja.
“Drejtoria e përgjithshme e policisë është sulmuar. Atje kanë shpërthyer bomba gjithëandej”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Yemi Ajayi për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Ndërkohë, një korrespondent i BBC ka deklaruar se arrin të shohë shtëllungat e tymit që ngrihen pranë vendit ku ndodhet ndërtesa.
Ende nuk ka informacione për viktima dhe ende nuk është e qartë se cfarë shkaktoi shpërthimin, por grupi islamik Boko Haram, së fundmi ka sulmuar disa herë policinë dhe organe të tjera të qeverisë.
Shumica e sulmeve të tyre janë kryer në qytetin verior të Maidugurit, por muajin e kaluar ata goditën edhe ceremoninë e inaugurimit të presidentit Goodluck Jonathan në kryeqytet.
Top Channel