Kanada, protesta të dhunshme në Vankuver

16/06/2011 10:35

Policia në Vankuver përdori gaz lotësjellës për të vënë nën kontroll dhunën që shpërtheu pasi ekipi simbol i qytetit humbi finalen e hokeit në Stanley Cup.

Shumë makinave iu vu flaka, ndërsa vitrinat e dyqaneve u thyen, pasi Vancouver Canucks u mundën 4-0 nga Boston Bruins.

Banda tifozësh të inatosur u endën në rrugët e Vankuverit pas ndeshjes, pasi tymi djegës u ngrit nga qendra e qytetit.

Protesta të ngjashme u zhvilluan po në Vankuver në vitin 1994, pasi Canucks humbi të njëjtën trofe.

Shumë tifozë ishin mbledhur në zemër të qytetit për të parë lojtarët e ekipit të tyre, që pritej të fitonte Stanley Cup dhe të kurorëzohej kampion i NHL-së.

Por shpresat e tyre u shuan shpejt, pasi lojtarët e Boston Bruins shënuan të parët dhe cuan ekipin e tyre drejt fitores.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta